[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”27944″ img_size=”full”][vc_column_text]IDM vazhdon serinë e trajnimeve në terren mbi politikat e parandalimit të pastrimit të parave në Shqipëri me përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe universiteteve. Trajnimet e ardhshme do të mbahen në:
Elbasani 25 Janar – i hapur për pjesëmarrës nga Elbasani, Durrësi, Pogradeci dhe Korça
Shkodra 28 Janar – i hapur për pjesëmarrës nga Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra
Vlora 4 Shkurt – i hapur për pjesëmarrës nga Vlora, Fieri, Gjirokastra dhe Berati
Trajnimet do të zhvillohen nga ora 10:00 – 16:00. Për pjesëmarrësit që jetojnë në qytete të ndryshme nga ai ku do të zhvillohen trajnimet, shpenzimet e transportit do të mbulohen në përputhje me tarifat e përcaktuara nga IDM.
Trajnimet do të trajtojnë tema të tilla si kuadri legjislativ dhe institucional në Shqipëri, detyrimet e OSHC-ve sipas legjislacionit dhe respektimi i rekomandimeve specifike të FATF-së. Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje, të nënshkruar nga American Bar Association – Rule of Law Initiative (ABA ROLI) dhe IDM.
Aktiviteti zbatohet në kuadër të projektit “Mbështetja e Luftës ndaj Pastrimit të Parave në Shqipëri”, mbështetur nga Departamenti i Shtetit i Sh.B.A nëpërmjet American Bar Association – Rule of Law Initiative (ABA ROLI)
Kliko për të lexuar: Project Info Sheet
Regjistrimi paraprak është i detyrueshëm për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve. Ju lutemi përdorni lidhjen e mëposhtme për të kryer regjistrimin.
https://forms.gle/8cwsqRskFdZAzn7p6
Për më shumë informacioni, kontaktoni: [email protected].[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row el_class=”appl-contant”][vc_column icons_position=”left”][/vc_column][/vc_row]