Trajnim: “Etika dhe Integriteti në Adminstratën Publike” – 22 dhe 24 Nëntor

[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”39101″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)  në kuadër të projektit “Forcimi i integritetit publik përmes përmirësimit të shërbimeve publike” me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe në bashkrendim me Ministrinë e Drejtësisë (MD), dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) organizojnë një trajnim dy ditor me Administratën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), në datat 22 dhe 24 nëntor 2022 nga ora 09:00 – 14:00 për modulin e trajnimit “Etika dhe Integriteti në Administratën Publike:  Zhvillimi i  Planeve të Integritetit”.

Fokusi kryesor i trajnimit është prezantimi për pjesëmarrësit i kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi brenda sferës së etikës dhe integritetit në administratën publike, kuadrin ligjor dhe politik, vlerësimi i riskut të integritetit, njohja dhe diskutimi mbi hapat metodologjikë të procesit të planifikimit të integritetit dhe hartimi i dokumentit të planit të integritetit.

Trajnimi synon t’ju ofrojë punonjësve të administratës së KLP, një përditësim të njohurive për kuadrin ligjor dhe rregullator për etikën dhe integritetin në administratën publike me fokus të veçantë zhvillimit të planeve të integritetit dhe monitorimit të zbatimit të tyre në nivel institucioni publik.

Pjesëmarrës në trajnim do të jenë, punonjës të drejtorive të ndryshme të institucionit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Klikoni për axhendën.[/vc_column_text][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][/vc_column][/vc_row]

Facebook
LinkedIn

Lloji:

Data:

Vendi:

Kontaktoni:

Ngjarje të ngjashme