THIRRJE PËR PJESËMARRËS – Cikli i Trajnimeve për Studentë “Qeverisja dhe Siguria” | Afati 7 prill 2023

[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”46634″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]THIRRJE PËR PJESËMARRËS | “Kultivimi i brezave të ardhshëm të ndryshimit”

Përgjatë muajve Prill – Qershor 2023, IDM organizon Ciklin e Trajnimeve për Studentë mbi çështjet publike “Qeverisja dhe Siguria“.

Nisma synon të rrisë njohuritë e studentëve të universitetit në disa fusha të politikave publike, të ndërtojë kapacitetet e tyre për të hartuar dhe formuluar zgjidhje politikash për sfidat publike dhe t’u sigurojë atyre aftësitë e nevojshme për menaxhimin e projekteve dhe punën e politikave për t’u përgatitur më mirë për tregun e punës.

Trajnimet e studentëve do të përmirësojnë të kuptuarit për çështje publike që lidhen me dy fushat e politikave, qeverisjen dhe sigurinë. Qeverisja do të merret me anti-korrupsionin, mekanizmat e integritetit dhe integrimin në BE kurse Siguria me ekstremizmin e dhunshëm, sigurinë kibernetike dhe të drejtat e njeriut, si dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Trajnimet do të zhvillohen në Tiranë me pjesëmarrje fizike. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ndaj lutemi në shprehjen e interesit duke dërguar email në [email protected] me Subject: “Cikli i Trajnimeve – Qeverisja dhe Siguria” deri në datën 7 prill 2023.

Pas marrjes së konfirmimit, të përzgjedhurve do u përcillet informacion i mëtejshëm mbi organizimin e trajnimeve.

Trajnimet zhvillohen në kuadër të projektit “Kultivimi i brezave të ardhshëm të ndryshimit“, i cili zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmejtësim, IDM me mbështetjen financiare të Fondacionit “Hanns Seidel”, zyra për Shqipërinë.[/vc_column_text][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][/vc_column][/vc_row]

Facebook
LinkedIn

Lloji:

Data:

Vendi:

Kontaktoni:

Ngjarje të ngjashme