Regjistrohu në Trajnimin SafeNet: Rezilienca Kibernetike për Shoqërinë Civile!
Jeni një aktivist i shoqërisë civile, gazetar apo mbrojtës i të drejtave të njeriut në Shqipëri? Mosnjohja e praktikave të mira të sigurisë kibernetike dhe mjeteve të sigurta të komunikimit mund t’ju ekspozojnë ndaj rreziqeve të vjedhjes së të dhënave dhe ngacmimeve online.
Çfarë mund të përfitoni nga ky trajnim?
- Aftësi thelbësore për sigurinë digjitale, duke përfshirë përdorimin e VPN-së
- Strategji për të mbrojtur veten online
- Njohuri mbi kornizat politike që formësojnë hapësirën digjitale në Shqipëri
I organizuar nga IDM në bashkëpunim me Front Line Defenders, Civil Rights Defenders, dhe SCIDEV, ky trajnim përfshin sesione praktike dhe teorike për t’ju ndihmuar të mbroni veten online.
Vendet janë të kufizuara! Mund të shprehni interesin për të marrë pjesë në këtë trajnim përmes formularit të regjistrimit: https://shorturl.at/YH11i