Në këtë konferencë, do të prezantohen rezultatet e monitorimit të thelluar të 50 ligjeve dhe politikave publike të konsultuara gjatë viteve 2022-2023. Vlerësimi mbulon 10 institucione kyçe të qeverisjes qendrore dhe krahason performancën e tyre në konsultimin e këtyre akteve, duke vlerësuar nivelin e transparencës, aksesueshmërisë, efektivitetit, llogaridhënies, pjesëmarrjes qytetare, gjithëpërfshirjes dhe mosdiskriminimit.
Krahas analizave cilësore për konsultimin publik në Shqipëri, ky vlerësim, për herë të parë, ofron të dhëna statistikore në nivel kombëtar. Qëllimi është t’i shërbejë advokimit bazuar në evidenca për ndryshime ligjore dhe përmirësim të praktikave institucionale, në mënyrë që konsultimet publike të kryejnë funksionin e tyre – përfshirjen dhe ndikimin e publikut në vendimmarrje.
Projekti “Forcimi i transparencës dhe qeverisjes së mirë përmes konsultimit publik” mbështetet financiarisht nga National Endowment for Democracy (NED).