[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”37720″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]Përmes kësaj konference, IDM synon të mobilizojë përpjekjet dhe aktorët kryesorë për të konsoliduar pjesëmarrjen e publikut në proceset parlamentare. Ky aktivitet do të ofrojë mundësinë për të diskutuar dhe analizuar se si po ndryshojnë pritshmëritë e qytetarëve ndaj Kuvendit dhe si po reagojnë deputetët dhe stafi mbështetës i Kuvendit ndaj kërkesës për më shumë angazhim me qytetarët. Konferenca do t’i shërbejë informimit të palëve të interesuara për parimet kryesore të pjesëmarrjes qytetare në veprimtarinë parlamentare dhe ndarjes së eksperiencës dhe praktikave më të mira.
Konferenca kombëtare do të mbledhë së bashku deputetë, stafin administrativ, politikëbërës, aktorë vendorë dhe ekspertë ndërkombëtarë për të reflektuar mbi mundësitë dhe sfidat në angazhimin e qytetarëve në vendimmarrjen parlamentare në Shqipëri.
Duke promovuar instrumente konsultimi dhe kanale komunikimi me qytetarët e grupet e interesit, parlamenti mund të rrisë llogaridhënien dhe besimin e publikut duke u dhënë qytetarëve një zë në proceset legjislative, politikëbërëse dhe mbikëqyrëse. Ndaj, konferenca do të fokusohet në promovimin e formave të ndryshme të demokracisë pjesëmarrëse që lejojnë një shkëmbim të hapur mendimesh për të sjellë më afër qytetarët dhe parlamentin.
Me synimin për t’u shndërruar në një katalizator për një forum të rregullt parlament-qytetar, punimet e konferencës, konkluzionet dhe rekomandimet që do të ndahen me pjesëmarrësit dhe partnerët kryesorë dhe do të përbëjnë bazën për forumet e ngjashme në të ardhmen.
Pjesëmarrja do të jetë vetëm me ftesa.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]