Indeksi i Qëndrueshmërisë së OSHC-ve për vitin 2021 – Prezantimi i gjetjeve për Shqipërinë

[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”39749″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]Më 15 dhjetor, IDM prezaton Indeksin e Qëndrueshmërisë të Organizatave të Shoqërisë Civile për vitin 2021 – gjetjet për Shqipërinë. Ky indeks vjetor paraqet statusin dhe tendencat e zhvillimit të shoqërisë civile në 74 vende të botës duke u fokusuar tek mjedisi ligjor, kapaciteti organizativ, qëndrueshmëria financiare, advokimi, ofrimi i shërbimeve, infrastruktura e sektorit dhe imazhi publik.

Pas prezantimit të gjetjeve për Shqipërinë, një panel ekspertësh do të analizojë zhvillimet e rëndësishme që përjetoi vendi gjatë vitit 2021 dhe ndikimin e tyre mbi mjedisin për shoqërinsë civile.

Sipas Indeksit, këto zhvillime, edhe pse nuk ndikuan tek qëndrueshmëria e përgjithshme e OSHC-ve, sollën përkeqësime të lehta në dimensionet e mjedisit ligjor, advokimit dhe imazhit publik.

Ky raport është zhvilluar nga IDM në partneritet me FHI 360 dhe International Center for Not-for-Profit Law (ICNL) me mbështetjen e USAID – US Agency for International Development.

Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, lutemi kontaktoni tek [email protected].

Axhenda e aktivitetit gjendet këtu.[/vc_column_text][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][/vc_column][/vc_row]

Facebook
LinkedIn

Lloji:

Data:

Vendi:

Kontaktoni:

Ngjarje të ngjashme