[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”37477″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të programit “Mbështetja për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), synon fuqizimin e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes parlamentare. Në kuadër të këtij projekti, IDM ka zhvilluar disa aktivitete për të informuar dhe mbështetur aktorë të shoqërisë civile në të gjithë vendin për avancimin e nismave vendore në parlament.
Ky aktivitet do të mbledhë së bashku anëtarët e Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë, dhe Mjedisin, Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Grupit të Gjelbër, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe aktivistë për të diskutuar mbi zbatimin e detyrimeve mjedisore të sipërmarrjeve të angazhuara në aktivitet minerar dhe praktikat e mira për kontributin e këtyre sipërmarrjeve në komunitet. Kjo dëgjesë do shërbejë për të prezantuar rekomandimet e grupeve të interesit lidhur me parandalimin e dëmit mjedisor, transparencën dhe informimin paraprak të banorëve, dhe monitorimin e zbatimit të legjislacionit. Gjatë dëgjesës publike, ekspertët e angazhuar nga IDM do prezantojnë çështjet për diskutim, bazuar në këtë material. Prezantimi do ndiqet nga një diskutim i hapur me organizatat lokale që kanë ngritur shqetësimin dhe palë të tjera të interesuara.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në adresën: [email protected]
Dëgjesa Publike zhvillohet në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” #PACEP, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute- Instituti Demokratik Amerikan.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]