Dëgjesë Publike mbi Fuqizimin Ekonomik dhe të Drejtat e Pronësisë së Grave në Zonat Rurale | 23 shtator 2022

[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”36913″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të programit “Mbështetja për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), synon fuqizimin e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes parlamentare. Në kuadër të këtij projekti, IDM ka zhvilluar disa aktivitete për të informuar dhe mbështetur aktorë të shoqërisë civile në të gjithë vendin për avancimin e nismave vendore në parlament. Gjatë këtyre aktiviteteve, një ndër çështjet e ngritura lidhet me fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale dhe nevojën e avancimit të këtyre problematikave në Parlament.

Në këtë kontekst, IDM do të organizojë një dëgjesë publike në të cilën palët e interesuara do kenë mundësinë të informojnë dhe diskutojnë me deputetë të Aleancës së Grave Deputete mbi nevojën për të garantuar të drejtat e pronësisë së grave në zonat rurale. Kjo dëgjesë do shërbejë për të prezantuar rekomandimet e grupeve të interesit lidhur me përfundimin e procesit të regjistrimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, përfshirjen e të gjithë anëtarëve të familjes bujqësore në certifikatën e vërtetimit të titullit të pronësisë dhe nxitjen e grave për të aplikuar në skema mbështetëse.

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në adresën: [email protected]

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” #PACEP, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute- Instituti Demokratik Amerikan.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook
LinkedIn

Lloji:

Data:

Vendi:

Kontaktoni:

Ngjarje të ngjashme