Skip to content Skip to footer

Donatorët për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Shqipëri: Strategjitë dhe Praktikat

BCP11-216x300Raporti “Strategjitë dhe praktikat e donatorëve për mbështetjen e shoqërisë civile në Ballkanin perëndimor” është hartuar nga Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) në bashkëpunim me Universitetin Queen Mary të Londrës në vitin 2014.

Ai paraqet një panoramë të qasjes së donatorëve ndaj shoqërisë civile në Ballkanin perëndimor, arsyet e pranisë së tyre, mekanizmat e përdorur për mbështetjen e shoqërisë civile së bashku me perceptimet e donatorëve mbi vlerën e shoqërisë civile. Nga ana metodologjike, raporti bazohet në 84 intervista gjysmë të strukturuara të zhvilluara me donatorët kyç në rajon dhe mbi studimin sasior të kryer në 2011, i cili identifikonte donatorët kryesorë dhe qasjen e zbatuar.

Ky raport mbulon periudhën shtator 2013 – shkurt 2014.

Raporti përmban dhe një pamje të përgjithshme të ndihmës për shoqërinë civile së bashku me modalitetet e planifikimit dhe mënyrat e programimit, sipas vendeve specifike të rajonit – nga ku është përkthyer dhe ky dokument për Shqipërinë.

Raportin e plotë mund ta shkarkoni në këtë link dhe klikoni ketu për raportin për Shqipërinë.