degjese publike- featured photos-web-13|degjese publike- featured photos-web-14
Facebook
Mail

Zbatimi i Detyrimeve Mjedisore të Guroreve dhe Praktikave të mira për Kontributin e Sipërmarrjeve në Komunitet

Guroret përbëjnë sot në Shqipëri një aktivitet minerar shqetësues për mjedisin, për burimet ujore dhe për shëndetin njerëzor. Nga shumë raportime, vërejmë se në të gjithë Republikën e Shqipërisë kemi fenomene të ndryshimit të theksuar të relievit nga njëra anë, por edhe të erozionit, dhe ndotjes së ujërave dhe ajrit. Guroret i gjejmë edhe në zona të mbrojtura, ku që mund të kenë pasoja mjedisore edhe më të rënda.

Mosrehabilitimi i mjedisit të dëmtuar nga guroret mbetet ndër pikat më problematike të guroreve, megjithëse është detyrim ligjor. Në shumicën e rasteve, ky detyrim nuk zbatohet. Madje raportohet se është buxheti i shtetit ai që në shumë raste kryen rehabilitimin pas
braktisjes së guroreve megjithëse e ka detyrim ai subjekt që ka dëmtuar mjedisin me anë të gurores. Fenomeni i mos rehabilitimit është përmendur që në krye të herës në vitin 2018 nga kryeministria dhe kjo dëshmon se të gjithë palët janë të dëmtuara njëlloj nga operimi pa i zbatuar detyrimet ligjore të guroreve.

Klikoni për të lexuar dokumentin e përgatitur për këtë problematikë.

Kypublikim është në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute– Instituti Demokratik Amerikan.

Publikime të Ngjashme

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.