Tetor 2016 – Ky dokument politikash krahasuese ofron një panoramë të ekonomisë së fshehur në përgjithësi si dhe të punës së padeklaruar dhe evazionit fiskal në veçanti, në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, përfshirë shkaqet dhe pasojat kryesore. Për më tepër, ai ofron një këndvështrim makroekonomik të faktorëve kryesorë, që vlerësohet se nxisin ekonominë e fshehur, dhe në të njëjtën kohë tenton të ofrojë arsyet, përmes përpunimit të të dhënave të pyetësorëve, të cilat japin perceptimet, që lidhen me këtë çështje kaq të rëndësishme. Për më tepër, dokumenti ofron sugjerime se si mund të adresohet ky fenomen, si janë këto tre vende në raport me njëri- tjetrin dhe çfarë masash janë marrë dhe duhet të merren për ta luftuar atë.
Për të lexuar më shumë mund të shkarkoni dokumentin në gjuhën angleze ose shqip.