sqen

Denisa Shabani

Denisa Shabani
Shefe e Departamentit të Financës (MA)

Denisa Shabani është Shefe e Financave dhe Administratës në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM). Ajo administron buxhetin e 24 projekteve sipas tre strukturave të ndara të departamenteve CESA, LGID, RDC.

Para IDM, ajo ka punuar në Financë që nga tetori 2007 për organizata ndërkombëtare, si UNDP Albania dhe UN Women. Ajo është përdoruese eksperte e sistemit financiar ATLAS dhe kjo përvojë pune e ka ndihmuar të fitojë njohuri të gjera në detyra të ndryshme, përfshirë menaxhimin financiar të programeve dhe planifikimin e projekteve, buxhetimin, vlerësimin dhe procesin e monitorimit, përgatitjen e pasqyrave financiare të bazës tremujore, etj.

Përgjegjësitë e saj përfshijnë vërtetimin e transaksioneve për saktësi dhe korrektësi përpara se t’i paraqiten mbikëqyrësit për miratim dhe zbatim; analizën dhe interpretimin e rregullave dhe rregulloreve financiare dhe këshillim e rekomandim për një gamë të gjerë të çështjeve financiare, etj

Gjithashtu ajo ka asistuar në 7 projekte të financuara nga BE, Programi Rajonal i Promovimit të Kërkimit financuar nga Univeristeti i Fribourg, projekte për Monitorimin dhe Decentralizimin financuar nga Ambasada Zvicerane në Tiranë, Projekt Rajonal financuar nga SNSF, USAID, UNDP, BTD, Fondacioni Berghof, etj.

Denisa zotëron një diplomë Master dhe Bachelor në Administrim Biznes.