Skip to content Skip to footer

Dëgjesë Publike mbi Përmirësimin e Situatës të Ndihmësve Personal të Personave me Aftësi të Kufizuara

21 shtator 2022 – IDM, në mbështetje të disa çështjet e ngritura nga aktorët vendorë lidhur me problematikat që hasin personat me aftësi të kufizuar dhe nevojën e avancimit të këtyre çështjeve në Parlament zhvilloi një dëgjesë publike me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe atyre të pavarura si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteti i prindërve.

Znj. Ilda Dhori u shpreh se puna e komisionit ka qenë mjaft konstruktive veçanërisht për çështjet e PAK. Ajo shtoi se aktualisht shërbimet rehabilituese për PAK janë deficitare dhe nuk ka një kostim të këtyre shërbimeve. Pasja e një informacioni sa më të plotë në këtë drejtim do të ndikonte në alokimin e fondeve edhe pranë organizatave që mund të ofrojnë një pjesë të këtyre shërbimeve.

Më tej, Z. Petrit Vasili theksoi nevojën për të bërë një hap cilësor në garantimin e mbështetjes financiare për PAK. Për këtë nuk mjaftojnë vetëm ligjet e shkruara mirë, por të shihen efektet e tyre në përmirësimin e jetës së peronave me aftësi të kufizuar dhe kujdestarëve të tyre.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi ecurinë e reformës së vlerësimit bio-social dhe mbështetja e ofruar aktualisht në mjete dhe asistencë në forma të tjera.

Kjo dëgjesë shërbeu për të prezantuar rekomandimet e grupeve të interesit lidhur me përmirësimin e situatës të ndihmësve personal dhe për reformën në vlerësimin bio-psiko-social të
personave me aftësi të kufizuara si:

  • Ndërhyrje në kuadrin ligjor për eliminimin e diskriminimit mes kategorive të ndihmësve personal;
  • Reforma në vlerësim gjithashtu paraqet një mundësi shumë të mirë për të korrigjuar trajtimin e padrejtë të disa ndihmësve personal kundrejt të tjerëve. Ndryshimi i qasjes në trajtimin financiar për ndihmësin personal dhe mënyrën e përcaktimit të pagesës për ofrimin e këtij shërbimi është një aspekt thelbësor që nevojitet të adresohet për të përmirësuar situatën e ndihmësve personal.
  • Zbatimi paralel i reformës në vlerësim me reformën e shërbimeve, duke garantuar realisht kombinimin e skemës së pagesës me atë të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara;
  • Rritje e transparencës dhe pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave në procesin e reformës;
  • Është e domosdoshme që ecuria e reformës të konsultohet në mënyrë të vazhdueshme dhe efektive me komunitetin e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave;
  • Duhen zhvilluar trajnime të vazhdueshme për ndihmësit personal për të asistuar në mënyrë efektive PAK. Gjithashtu, kjo duhet shoqëruar edheme monitorim të punës së nduhmësit personal nga autoritetet përkatëse për të shmangur rastet e abuzimit me PAK.

Klikoni për të shkarkuar dokumentin.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute– Instituti Demokratik Amerikan.