Në mars të vitit 2022, Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi rregulloren e re ‘Për Organizimin dhe funksionimin e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike’, e cila reflekton dinamikat e reja ne funksionimin e kësaj strukture gjatë dy viteve të fundit.
Përvoja e re mbështetet në forcimin e një partneriteti të institucioneve në nivel vendor, në mënyrë të veçantë në atë të Bashkisë-Policisë-Prokurorisë.
Komunikimi i tyre me institucione të tjera vendore e grupet e interesit, shkollat, mësuesit, nxënësit, prindërit, komunitetin e biznesit, komunitetet fetare, shoqërinë civile, strukturat komunitare, këshillat e fshatrave dhe ndërlidhësit në qytetet e tjera përbën ndoshta elementin më të rendësishëm. Ky partneritet horizontal i institucioneve me qytetaret është në themel të planit shumaktorial vendor i cili hartohet, miratohet, vlerësohet dhe rishikohet në mënyrë të vazhdueshme në ndërveprim me qytetarët.
Kliko për të shkarkuar:
Rregullorja KVSP- Miratuar Bashkia Elbasan
Plani i përbashkët ndërinstitucional për parandalimin e krimit në bashkinë Elbasan