Skip to content Skip to footer

Analizë e progress-raporteve të Komisionit Evropian për vendet e Ballkani Perëndimor | 2015

 

Dhjetor 2015 – Organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia sëfundmi kanë publikuar një analizë krahasuese mbi progres- raportet e Kominisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëdimor. Kjo nismë rajonale e ndërmarrë nga këto organizata, është e para e këtij lloji, bazuar në një metodologji dhe qasje të përbashkët, me qëllim analizimin objektiv të progres raporteve. Përtej nismave të ngjashme të mëparëshme të organizatave të Shoqërisë Civile në nivel kombëtar, apo dhe nismave rajonale mbi çështje të caktuara të integrimit në Bashkimin Evropian, qëllimi i këtij publikimi është të ofrojë analizë të plotë dhe shtjelluese duke ofruar vlerësim objektiv të dokumetave të shqyrtuara. Gjithashtu synon të nxisë debatin dhe ndërgjegjësimin publik mbi përmbajtjen e progres-raporteve në nivel kombëtar dhe rajonal. Në kuadër të kësaj nisme, Instituti për Democraci dhe Ndërmjetësim ka realizuar analizën e progres-raportit të KE-së për Shqipërinë për vitin 2015.

Klikoni për të shkarkuar analizën krahasuese mbi progres- raportet e Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëdimor; WB_Infograph_2015 dhe analizën e progres-raportit të KE-së për Shqipërinë për vitin 2015Këto raporte gjenden vetëm në gjuhën angleze.