Aktivizmi Rinor kundër Korrupsionit 2016-2017

IDM, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me mbështetjen e me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë, organizoi aktivitetin përmbyllës: “Aktivizmi Rinor kundër Korrupsionit” me 02 maj 2017, pranë Godinës së Inovacionit pranë MIAP.

Ky aktivitet mblodhi së bashku rreth 200 nxënës të shkollave të mesme në Shkodër (“Shenjanze Juka”, “Oso Kuka”, “28 Nëntori”, “Jordan Misja”), Kukës (“Havzi Nela”), Elbasan (“Vasil Kamami”, “Dhaskal Todri”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Ahmet Dakli”, “Mahir Domi”, “Luigj Gurakuqi”), Berat (“Kristaq Capo”, “Babë Dud Karbunara”, Vlorë (“Gjimnazi i Ri”, “M. Q. Ataturk”, “Ali Demi”, “Jani Minga”), Tiranë ( “Petro Nini Luarasi”, “Qemal Stafa” dhe “Myslym Keta”), Lezhe (“Hydajet Lezha”) dhe Gjirokastër (“Asim Zeneli”, “Siri Shapllo”). Shkollat e mesme të qyteteve Lezhë dhe Gjirokastër iu bashkuan për herë të parë këtij projekti. Ne vitin e tretë të zbatimit, ky projekt ka arritur të konsolidojë funksionimin e Klubeve të Integritetit të ngritura në secilën shkollë dhe të realizojë aktivitete të përbashkëta ndërmjet shkollave të një qyteti.

buy vibramycin online buy vibramycin online generic

Ky event përmbyllës, erdhi pas disa muajsh intensive për të zhvilluar në secilin qytet aktivitete me natyrë sensibilizuese kundër korrupsionit me angazhimin e një mase të gjerë nxënësish të shkollave të përfshira në “Projektin Qytetar kundër Korrupsionit”.  Duke ruajtur traditën e dy viteve të mëparshme, kjo veprimtari synoi të ndajë përvojën e nxënësve gjatë përfshirjes në “Projektit Qytetar Kundër Korrupsionit 2017” dhe të promovojë portalin e transparencës së shkollave publike ëëë.

buy trazodone online buy trazodone online generic

shkollaime.net. Kjo praktikë e mirë e vendosur tashmë synon të nxisë pjesëmarrjen aktive të të rinjve në luftën kundër korrupsionit dhe ndërmarrjen e masave konkrete për të rritur transparencën dhe llogaridhënien. Kështu krahas broshurës për aktivizmin e të rinjve kundër korrupsionit, këtë vit shkollor u hodhën bazat për zhvillimin e mëtejshëm të portalit www.shkollaime.net.  Ky portal u prezantua edhe për pjesëmarrësit në aktivitet.

buy propecia online buy propecia online generic

Gjithashtu, të rinjtë pjesëmarrës kishin mundësinë të prezantonin punimet në ekspozitën: “Të Rinjtë në Aksion kundër korrupsionit” dhe të promovonin videot sensibilizuese. Aktiviteti vijoi me një diskutim i hapur për të reflektuar mbi përvojat dhe sfidat e anëtarëve të “Klubeve të Integritetit” dhe propozime për veprimtari të ardhshme në nivel shkollash dhe më gjerë. Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe fjala përshëndetëse e Z. Donald Lu, i cili dha këtë mesazh për të rinjtë: “Në një shoqëri, korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë. Kohërat po ndryshojnë. Politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë frikë. A e dini se nga kush kanë frikë? Ata kanë frikë nga ju!”

Për më shumë informacion rreth aktiviteteve të zhvilluara në shkollat e mesme në kuadër të “Projektit qytetar kundër korrupsionit”, si dhe për informacionin financiar për çdo shkollë lutemi vizitoni faqen www.shkollaime.net.

Aktiviteti në media: 

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve 11 Dhjetor 2024 Sot,

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë