Përshkrimi i projektit:
Donator: Departamenti i Shtetit i ShBA-së
Partneri (Kryesor): Universiteti i Pitsburg-ut
Kohëzgjatja: 2007 – 2008 (përfundimi i një projekti tre-vjeçar)
Një program tre vjeçar i Universitetit të Pitsburgut (PA, ShBA) dhe i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim hartuar për të përmirësuar kapacitetet institucionale mbi policimin në komunitet, u përmbyll me sukses në vitin 2008. Tre ture studimi në Pitsburg (ShBA) të zyrtarëve të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme, përfaqësuesve të qeverisë vendore si dhe të organizatave të shoqërisë civile janë organizuar nga IDN-ja që prej vitit 2006 (i fundit u organizua në qershor 2008) si dhe një sërë seminaresh trajnues u zhvilluan nga ekspertët e IDN-së dhe nga trajnerët nga ShBA. Programi ka një impakt të konsiderueshëm mbi implementimin e objektivave të policimit në komunitet të Policisë së Shtetit dhe veçanërisht në kuadër të bashkëpunimit me njësitë e qeverisjes vendore dhe komunitetin e qytetarëve.