Facebook
Mail

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale, duke reflektuar tendencat e ngjashme që vërehen në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Në përgjigje të saj, institucionet shtetërore në Shqipëri kanë marrë masa të tilla si angazhimi i oficerëve të sigurisë në shkolla, paketa e “Sigurisë në Shkollë” dhe planet për instalimin e kamerave të monitorimit në shkolla. Megjithatë, këto përpjekje mbeten të fragmentuara dhe afatshkurtra. Trajtimi i sigurisë së të rinjve në një mënyrë të qëndrueshme kërkon së pari një qasje sistemike të bazuar në të dhëna, e cila shqyrton format, shkaqet rrënjësore, si dhe faktorët që kontribuojnë në dhunën mes të rinjve dhe veprave penale të pa-raportuara, veçanërisht brenda dhe përreth shkollave. Një kuptim gjithëpërfshirës i këtyre dinamikave, i shoqëruar me koordinim më të fortë institucional, investimin në masat parandaluese dhe promovimin e qëndrueshmërisë së të rinjve, është kyç për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të rinjtë e Shqipërisë.

Lexoni artikullin e plotë këtu: Brezi-i-Rrezikuar.pdf (4 downloads )

Publikime të Ngjashme