Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti TEN – Think for Europe, fton organizatat e shoqërisë civile (OShC), dhomat e tregtisë, partnerët socialë, përfaqësues të akademisë dhe palë të tjera të interesuara në Shqipëri të shprehin interesin për t’u bërë pjesë e Platformës Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027 (AKR 2024–2027).
N-CoMER është një mekanizëm konsultativ që synon të nxisë një dialog të strukturuar, gjithëpërfshirës dhe të mbështetur në të dhëna ndërmjet institucioneve publike dhe aktorëve joqeveritarë, përfshirë OShC-të, dhomat e tregtisë, akademinë dhe palë të tjera të interesuara. Qëllimi është ndjekja dhe monitorimi i zbatimit të Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit për Reformë dhe Rritje të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Platforma është e hapur për të gjithë aktorët joshtetërorë që kanë përvojë ose interes në zbatimin e Agjendës së Reformave, monitorimin e Planit të Rritjes dhe/ose integrimin evropian. Pjesëmarrësit në platformë pritet të kontribuojnë në mënyrë konstruktive dhe të përmbushin parimet e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe dialogut.
Për t’u bërë pjesë e platformës, plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm jo më vonë se 16 maj 2025https://forms.gle/7H1k7BVMSmuDhcPx6
Për më shumë informacion mbi platformën dhe kushtet e thirrjes, ju lutemi referohuni dokumentit shpjegues.
Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti