Facebook
Mail

Vlerësimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri 2024

Vlerësimi kombëtar i vitit 2024 i nxitësve, formave dhe kërcënimeve të ekstremizmit të dhunshëm paraqet një përditësim të faktorëve në të cilat duhet të përqendrohet në vijim lufta e Shqipërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm, duke përfshirë një eksplorim të perceptimeve të ekstremizmit politik dhe kërcënimeve të tjera në zhvillim. Duke u mbështetur në këtë objektiv të zgjeruar, në raport jepen informacione dhe rekomandime që duhen zbatuar me qëllim përmirësimin e masave që ka ndërmarrë Shqipëria për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm (P/KEDH). Ky vlerësim ka si synim të informojë dhe plotësojë përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe aktorëve të tjerë të P/KEDH për rritjen e qëndresës ndaj spektrit të gjerë të ekstremizmit të dhunshëm dhe për të bërë të mundur një përgjigje proaktive dhe të përshtatshme në mbrojtje të shoqërisë shqiptare dhe vlerave të saj demokratike.
Ndërkohë që vendi po i afrohet një dekade në zbatimin e masave P/KEDH, është arritur progres i konsiderueshëm në trajtimin e ekstremizmit fetar. Megjithatë, natyra në zhvillim e ekstremizmit të dhunshëm vazhdon të krijojë sfida. Duke u thelluar në format dhe nxitësit kryesorë të ekstremizmit të dhunshëm, ky raport është strukturuar në tre kapituj kryesorë, të cilët analizojnë perceptimet e qytetarëve përmes prizmit të nxitësve social-ekonomikë, politikë dhe kulturorë të përdorur edhe në vlerësimet e mëparshme kombëtare, si dhe një sërë pyetjesh të reja që hedhin dritë mbi rreziqet e reja.
Për të lexuar më shumë mbi këtë, klikoni për të shkarkuar raportin e plotë në anglisht ose në shqip.
Ky studim është përgatitur në kuadër të projektit “Forcimi i qëndrueshmërisë së komunitetit përmes modelit të Shkollës si Qendër Komuniteti (SCC) dhe kërkimeve të bazuara në prova në Shqipëri”, mbështetur financiarisht nga Zyra e Çështjeve Publike e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Shqipëri. Opinionet, gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Publikime të Ngjashme