conf-2-310x165
Facebook
Mail

Perspektivat Komunitare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri | Nëntor 2018

Nëntor 2018 – Ky studim përqendrohet te komuniteti si njësia kryesore e analizës dhe qëllimi i tij kryesor është që të ndihmojë së pari në zbulimin e faktorëve dhe aktorëve që i bëjnë komunitetet të qëndrueshme ose të cenueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm (EDH), dhe se si ndërveprojnë për të krijuar disa efekte të caktuara, dhe së dyti në identifikimin e veprimeve të mundshme për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në të ardhmen.

Studim shqyrtoi dallimet ndërmjet komuniteteve të prekura dhe atyre të paprekura nga fenomeni i EDH në tre bashki: Tiranë, Korçë dhe Kavajë, si përpjekje për identifikimin e shkaqeve strukturore, sociale dhe ideologjike përkatëse që janë përgjegjëse për këtë dallim të perceptuar ndërmjet komuniteteve (faktorët dhe aktorët). Ky studim në terren ka bërë të qartë se faktorët dhe aktorët e qëndrueshmërisë së komunitetit ndaj EDH-së ndahen në tre kategori kryesore: ideologjikë, socio-ekonomikë dhe strukturorë.

 

Klikoni për të shkarkuar Community Perspectives on Preventing Violent Extremism in Albania (ENG) dhe Perspektivat Komunitare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri  (ALB).

Rasti studimor i Shqipërisë është kryer së bashku me tre studimet e tjera të cilat mbulojnë Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë, në kuadër të projektit studimor “Mundësitë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Ballkanin Perëndimor” me mbeshtetjen e Fondacionit Berghof.

 

Publikime të Ngjashme