Facebook
Mail

Indeksi i Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile 2021

Më 15 dhjetor 2022, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) prezantoi gjetjet e Indeksit të Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për vitin 2021. Ky indeks vjetor paraqet statusin dhe tendencat e zhvillimit të shoqërisë civile në 74 vende të botës duke u fokusuar në mjedisin ligjor, kapacitetin organizativ, qëndrueshmërinë financiare, advokimin, ofrimin e shërbimeve, infrastrukturën e sektorit dhe imazhin publik.

Raporti për Shqipërinë bën një vlerësim të mjedisit mundësues për sektorin e shoqërisë civile duke analizuar një sërë zhvillimesh të rëndësishme gjatë vitit 2021. Edhe pse qëndrueshmëria e përgjithshme e OSHC-ve nuk ndryshoi, pati përkeqësime të lehta në dimensionet e mjedisit ligjor, advokimit dhe imazhit publik. Mjedisi ligjor pësoi përkeqësim për shkak të disa ndryshimeve në kuadrin ligjor që prek OSHC-të. Kufizimet e zgjatura në tubime, transparenca e kufizuar dhe mungesa e mundësive për t’u konsultuar me qeverinë, penguan nismat e advokimit të OSHC-ve, ndërkohë që imazhi publik i sektorit u përkeqësua pak si rezultat i sulmeve të vazhdueshme ndaj organizatave dhe aktivistëve.

Dimensionet e tjera të qëndrueshmërisë së OSHC-ve mbetën kryesisht të pandryshuara.

Raporti për Shqipërinë u hartua nga IDM në partneritet me FHI 360 dhe Qendrën Ndërkombëtare për Ligjin e Sektorit Jofitimprurës, me mbështetjen e USAID-it. Ai u bazua në diskutimet me një panel ekspertësh shqiptarë, të dhëna parësore të mbledhura me metoda cilësore të kërkimit, si dhe të dhëna të mbledhura nga një pyetësor i zhvilluar me OSHC vendase.

Për më shumë informacion, shfletoni raportin në anglisht ose shqip, si dhe raportet e viteve të shkuara.

Publikime të Ngjashme