Facebook
Mail

Udhёrrёfyes për Ngritjen dhe Funksionimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP)

Këshilli Vendor i Sigurisë Publike (KVSP) është një mekanizëm këshillimor i cili ngrihet në çdo njësi të vetëqeverisjes vendore me qëllim hartimin e politikave dhe plan-veprimeve gjithëpërfshirëse që kontribuojnë në rritjen e sigurisë publike në nivel vendor. Praktika e deritanishme ka treguar se zbatimi efektiv i këtij mekanizmi nga institucionet vendore ka qënë një sfidë e vazhdueshme. Strategjia Ndërsektoriale e Sigurisë në Komunitet 2021 – 20261 konstaton mungesën e zbatimit efektiv dhe praktik të këtij instrumenti i cili nuk ka dhënë efektet e pritshme në lidhje me çështjet e sigurisë vendore dhe të planifikimit të përbashkët të burimeve në dispozicion. Strategjia evidenton nevojën e konsolidimit të metodologjisë dhe funksionimit të KVSP-ve, përmes hartimit të një modeli të unifikuar që duhet të gjejë zbatim e tij në të gjitha bashkitë e vendit deri në vitin 2024.

Përmes këtij dokumenti, IDM prezanton një model për funksionimin dhe fuqizimin e KVSPve, si dhe parashtron mundësitë e replikimit të tij në të gjitha bashkitë e vendit. Udhёrrёfyesi adreson metodologjinë e punës së KSVP-së, duke detajuar të gjitha hapat institucionale dhe proceduriale të nevojshme për ngritjen dhe mirëfunksionimin e tij pranë njësive të vetëqeverisjes vendore. Gjithashtu, udhёrrёfyesi përmban edhe praktika të mira dhe mbështetet në mësime të nxjerra nga përvoja e funksionimit të KVSP-ve në Shqipëri, si dhe në vende të tjera të rajonit. Përmes promovimit të një qasjeje shumaktoriale dhe ndërinstitucionale, modeli garanton gjithëpërfshirje, transparencë dhe angazhim qytetar në identifikimin dhe ndjekjen e prioriteteve vendore, përfshirë çështjet e sigurisë publike.

Shkarko udhërrëfyesin në shqip / anglisht.

Publikime të Ngjashme

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.