Për më shumë se dy dekada, Shqipëria po ndërton kapacitetet e veta (civile dhe ushtarake) për funksionet thelbësore të shtetit.
Që nga viti 1996 ka kontribuar me trupa ushtarake jashtë vendit, por deri më tani nuk ka një kontribut të tillë me kapacitete civile.
Ngritja e kapaciteteve (qoftë ushtarake ose civile) në Shqipëri duket më e rregulluar përballë NATO-s, ndërkohë që për sa i përket BE-së dhe OKB-së nuk ka asnjë përparim.