Facebook
Mail

Udhëzues për Punonjësit e Administratës Publike dhe Strukturave Shtetërore për R&R

Nëntor 2021 – Udhëzuesi, i hartuar në mbështetje të proceseve rehabilituese dhe riintegruese (R&R) për personat që kthehen nga zonat e konfliktit, synon të ofrojë njohuri të përgjithshme orientuese për çështje të ndjeshme që lidhen me mënyrat e adresimit të ekstremizmit të dhunshëm; si dhe tё shpjegojё spektrin KEDH të qasjeve jo të dhunshme për të luftuar terrorizmin, kur pёrfshihet parandalimi, ndërhyrjet dhe programet e R&R.

Ky udhëzues ofron hapa praktikë ndërhyrjeje për punonjësit e administratës publike qё bёjnё pjesё nё ministritё e linjës dhe të gjitha strukturat e varësisë në kontakt të drejtpërdrejtë ose jo me luftëtarët e huaj dhe familjet e tyre, të kthyer nga zonat e konfliktit.

Klikoni për të shfletuar udhëzuesin në shqip.

Ky manual është hartuar në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”.

Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, si dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me financimin e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF).

Udhëzues për Punonjësit e Administratës Publike dhe Strukturave Shtetërore për R&R

Etiketa: