Facebook
Mail

Dokument Politikash: Menaxhimi i mbetjeve në shqipëri: Një mundësi për të demonstruar angazhim ndaj integrimit në BE | Maj 2019

Maj 2019 – Menaxhimi i mbetjeve është një nga sfidat më të mëdha mjedisore të Shqipërisë, së bashku me ndotjen e ujit dhe ajrit, degradimin e tokave, dhe humbjen e diversitetit. Në vitin 2011, qeveria hartoi një Strategji Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve mjaft ambicioze që kishte si qëllim harmonizimin e legjislacionit kombëtar të kësaj fushe me rregulloret e BE-së.

buy wellbutrin online buy wellbutrin online generic

Gjithsesi, investimet e fundit për ndërtimin e tre incineratorëve kanë ngritur shqetësime serioze mes ekspertëve mjedisorë, aktivistëve të shoqërisë civile, komuniteteve lokale, si dhe Komisionit Evropian, pasi këto lloj impiantesh çlirojnë kimikate të rrezikshme kancerogjene dhe toksike që ndotin ajrin, ujin, dhe tokën.

Rrjedhimisht, ndërtimi i këtyre incineratorëve mund të ketë pasoja serioze për shëndetin publik dhe mjedisin në Shqipëri.

buy strattera online buy strattera online generic

Përveç kësaj, planifikimi dhe ndërtimi i këtyre impianteve ka qenë jo transparent, ndoshta i manipuluar dhe jo në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ky dokument politikash argumenton se qeveria shqiptare ka një mundësi për të demonstruar angazhimin e saj drejt integrimit në BE duke rishikuar qasjen e saj aktuale ndaj menaxhimit të mbeturinave. Duke i dhënë përparësi riciklimit në vend të incinerimit, Shqipëria mund të tregojë se është serioze në përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit në BE, që rrjedhin nga Kapitulli 27: Mjedisi.

buy silvitra online buy silvitra online generic

Klikoni për të shkarkuar dokumentin në anglisht dhe shqip.

Dokument Politikash: Menaxhimi i mbetjeve në shqipëri: Një mundësi për të demonstruar angazhim ndaj integrimit në BE | Maj 2019

Etiketa: