Ky raport paraqet rezultatet e sondazhit publik të kryer gjatë periudhës 12-24 dhjetor 2016 në 61 bashkitë e Shqipërisë. Qëllimi i sondazhit është shqyrtimi i nivelit të besimit ndaj institucioneve publike, qëndrimet ndaj performancës së institucioneve publike si dhe ofrimit të shërbimeve në vend. Duke përdorur metodën e kampionimit me kuota, u pyetën 1647 qytetarë lidhur me nivelin e tyre të perceptimit të besimit, transparencës, përgjegjshmërisë, pjesëmarrjen në proceset vendim-marrëse dhe përdorimin e teknologjisë.
Klikoni për të shkarkuar raportin në shqip dhe anglisht.
Opinionet dhe pikëpamjet e shprehura në këtë raport nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) ose të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).