KËRKESË PËR OFERTË
Lenda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit të hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Kompani auditimi financiar” për organizatën jo-qeveritare “Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim” në kuadër të projektit “Serving democracy and citizens through improved public integrity”
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin: Kompani auditimi financiar pranë zyrës të organizatës sonë deri më datë 25 Maj 2023, ora 17:00.
IDM-Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim është një organizatë jofitimprurëse që ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca.
Misioni i IDM-se është avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternativa të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Adresa e dorëzimit të ofertës: IDM, Rr. Shenasi Dishnica, Nd.35, H.1, 1017, Tiranë – www.idmalbania.org
Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, kërkon të kontraktojë një auditues/kompani auditimi me qëllim auditimin e raporteve financiare të projektit “Serving democracy and citizens through improved public integrity”. Auditimi do të kryhet në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit (ISA) të nxjerra nga IAASB. Gjithashtu, do të kryhet një detyrë sipas Standardeve Ndërkombëtare për Shërbimet e Ndërlidhura (ISRS) 4400. Auditimi dhe caktimi shtesë do të kryhen nga një auditor i jashtëm, i pavarur dhe i kualifikuar.
Raportet e Auditimit duhet të lëshohen në gjuhën Angleze. Raportet e auditimit do të mbulojnë këto dy periudha auditimi:
Periudha I: [2021-12-21 në 2023-03-21]- raporti i parë i auditit dorëzohet më datë 20 qershor 2023.
Periudha II: [2023-03-22 në 2024-06-21]- raporti i dytë i auditit dorëzohet më datë 15 tetor 2024.
Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorëzojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur e cila duhet te permbaje:
- Certifikatë regjistrimi QKB.
- Licensë auditmi
- CV e audituesit ose/dhe kompanisë (ku të ketë të paktën 3 vite eksperincë pune)
- Certifikata të ndryshme nese ka
- Metodologjia e punës dhe koha e zbatimit sipas TORs- Shqip / English
- Vendndodhja e subjektit: Shqipëri
Oferta duhet të dorëzohet me sistemin me “zarf”.
Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:
- Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
- Propozimi financiar i ofertuesit (ANEKSI 1) duhet të jetë në Euro, duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
- Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
- Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
- Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
- Kodi i Sjelljes së Furnizuesit të IDM (ANEKSI 2)(të firmosur dhe të vulosur).
Propozimi financiar:
Zarfi duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë per sherbim auditimi financiar”
Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: [email protected]
Çdo përgjigje e pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marrin pjesë në tender, do te njoftohen nga email zyrtar brenda afateve te parashikuara.
Vlerësimi ofertave zhvillohet sipas pikezimit me poshte:
- CV e audituesit ose/dhe eksperienca e kompanise 30 %
- Metodologjia e punes dhe koha e zbatimit – 35%
- Propozimi financiar-35%
KUSHTET E KONTRATËS
- Afati i kontratës: Nga data e nënshkrimit të kontratës deri në 15 tetor 2024.
- Nëse nuk plotësohen të gjitha kriteret, subjekti nuk kualifikohet dhe do të vazhdohet me subjektin tjetër të renditur.
- Pagesa 100% do të kryhet pas pranimit të faturës tatimore për shërbimin e kërkuar sipas planit që do paracaktohet me ofertuesin, nëpërmjet transfertës Bankare në numrin e llogarisë të subjektit ofrues ose cash brenda 30 ditëve.
- Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
Subjekti duhet të garantojë produkte cilësore.