247A9814|247A9804|247A9831|247A9838|247A9850|247A9874|247A9905|247A9907|247A9917|247A9922|247A9923|247A9943|247A9945|247A9966|247A9981|247A9984

TRYEZË DISKUTIMI: Menaxhimi i pandemisë COVID-19: ndikimi i tij në demokracinë dhe prokurimet publike në Shqipëri

TRYEZË DISKUTIMI: Menaxhimi i pandemisë COVID-19: ndikimi i tij në demokracinë dhe prokurimet publike në Shqipëri.

23 mars 2023

IDM zhvilloi tryezën e diskutimit për prezantimin e gjetjeve të raportit “Menaxhimi i Pandemisë – Mësimet e nxjerra për një të ardhme më të sigurt.” Ky raport u zhvillua në kuadër të projektit rajonal “Përmirësimi i qeverisjes ndërkombëtare në kujdesin shëndetësor – Pandemia COVID-19 dhe mësimet e nxjerra nga Ballkani Perëndimor.” Autori i projektit prezantoi gjetjet e hulumtimit mbi menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Shqipëri, duke theksuar ndikimin që patën masat kundër pandemisë në gjendjen e demokracisë në Shqipëri, lirinë e shprehjes, dhe prokurimet publike. Autori gjithashtu prezantoi edhe ndikimin e pandemisë në sferat e tjera në vend, duke përfshirë jetëgjatësinë, punësimin; sistemin e kujdesit shëndetësor, politikën e jashtme, fushatat e dezinformimit, si dhe mbështetjen e organizatave ndërkombëtare ndaj Shqipërisë.

Në këtë tryezë morën pjesë pjesëmarrës nga institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, shoqëria civile dhe media. Përveç prezantimit të gjetjeve të raportit, qëllimi i kësaj tryeze ishte edhe zhvillimi i një diskutimi mes institucioneve të mësipërme rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Dr. Skënder Brataj, drejtues i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore u shpreh se Shqipëria nuk ishte e përgatitur për t’u përballur me pandeminë COVID-19, dhe barra më e rëndë ra mbi institucionin që ai drejton. Dr. Brataj përmendi se masa e karantinës në fillim të pandemisë ishte tepër e efektshme për uljen e infektimeve. Nga ana tjetër, Dr. Brataj shprehu shqetësimin se gjatë periudhës kulminante të pandemisë u abuzua me pacientët, dhe në një farë mase pati edhe një ndikim negativ të medias, e cila i ofroi hapësirë personave që nuk kishin ekspertizë për të folur rreth pandemisë. Në përfundim, Z. Brataj sugjeroi se sistemi shëndetësor në Shqipëri ka nevojë për më shumë burime njerëzore, më shumë fonde dhe më shumë pavarësi.

Znj. Erinda Ballanca, Avokati i Popullit nënvizoi shqetësimet në lidhje me pjesëmarrjen demokratike, lirinë e lëvizjes dhe grumbullimit, kufizimet në të drejtën e jetës familjare dhe privatësisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia.

buy antabuse online buy antabuse online generic

Gjithashtu, znj. Ballanca vuri theksin te nevoja për të zbatuar parimet e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit në lidhje me legjislacionin.

buy acyclovir online buy acyclovir online generic

 

Znj. Aranita Brahaj, drejtore e përgjithshme e organizatës jofitimprurëse Instituti Shqiptar i Shkencave, dhe e projektit OpenProcurementAlbania foli rreth ndikimit të pandemisë në prokurimet publike në vend. Në 26 shkurt 2020 qeveria shqiptare amendoi ligjin për prokurimin publik duke i lejuar institucionet publike të kontraktojnë kompanitë pa tender publik nëse ato kompani mund të ofrojnë shërbimet dhe mallrat e kërkuara në raste nevojash urgjente (gjendje si pandemia). Vendimi për të shpallur të gjitha kontratat si “interesa thelbësore të shtetit”, shkaktoi paralajmërime për keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore, favorizim, dyshime korrupsioni dhe shkelje të interesit publik. Znj. Brahaj shtoi se mungesa e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese gjatë kësaj periudhe kishte një ndikim negativ, pasi nuk mund të shprehej për ndryshimet ligjore.

  1. Lutfi Dervishi, gazetar dhe pedagog i mirënjohur në Shqipëri foli rreth masave të qeverisë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe ndikimin e tyre në lirinë e shprehjes në vend. Z. Dervishi trajtoi po ashtu edhe problemin e përhapjes së teorive konspirative në media.
    buy zovirax online buy zovirax online generic

    Si kudo tjetër, edhe Shqipëria u prek nga teoritë e konspiracionit gjatë pandemisë. Një çështje shqetësuese për Shqipërinë në këtë drejtim është se konspiracione të tilla u promovuan edhe në kanalet televizive të njohura, përveç mediave sociale dhe portaleve në internet. Z. Dervishi vuri theksin tek rëndësia e edukimit mediatik, pasi një pjesë e mirë e qytetarëve nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes lajmeve profesionale dhe atyre jo-profesionale.

Znj. Ardita Kolmarku, juriste dhe menaxhere projektesh e organizatës jofitimprurëse Komiteti Shqiptar i Helsinkit foli për ndikimin e përhapjes së COVID-19 në liritë, të drejtat e njeriut dhe demokracinë e vendit. Znj. Kolmarku përmendi disa nga të drejtat e kufizuara në këtë periudhë, si liria e lëvizjes, e drejta për një jetë të qetë familjare, liria e organizimit kolektiv dhe tubimit.

Studimi është i aksesueshëm në shqip dhe anglisht.

Projekti u mbështet nga Rockefeller Brothers Fund.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve 11 Dhjetor 2024 Sot,

Deklaratë e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) mbi vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 678, datë 30.10.2024

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Panelet Qytetare: Një Mënyrë e Re për të Përfshirë Qytetarët në Proceset Parlamentare

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë