247A4544|DSC_0326|247A4902|247A4931|247A5024|247A5026|247A5036|247A5045|247A5063|247A5082

Konferenca Rajonale për RAP: Nxitja e reformave të qëndrueshme dhe me integritet në administratat publike të Ballkanit Perëndimor | 7-8 qershor 2022, Shqipëri

Konferenca Rajonale për RAP

Nxitja e reformave të qëndrueshme dhe me integritet në administratat publike të Ballkanit Perëndimor

7-8 qershor 2022, Tiranë, Shqipëri

Në datat 7-8 qershor 2022, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) zhvilloi në Tiranë konferencën dy ditore rajonale për reformën në administratën publike (RAP), integritetin, llogaridhënien dhe besimin në institucionet e administratës publike. Konferenca mblodhi bashkë në diskutim zyrtarë të qeverive dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor.

Dita e parë e konferencës iu kushtua monitorimit të reformës në administratën publike, me fokus të veçantë në nismën pilot për monitorimin e RAP sipas
politikave sektoriale. Konferenca u hap me fjalën e Sotiraq Hronit, drejtor ekzekutiv i IDM-së, Oriana Arapit, drejtoreshë e përgjithshme në Kryeministrinë e Shqipërisë, Florian Hauser, DG Near nga Komisioni Evropian, Gregor Virant, kreu i programit SIGMA-OECD dhe Keida Meta, përgjegjëse sektori nga Departamenti i Administratës Publike.

“Qeveritë kanë nevojë të kenë njerëz profesionistë që punojnë në shërbimin civil, dhe duhet të sigurohen që karriera e nëpunësve civilë të jetë tërheqëse për qytetarët”, u shpreh Florian Hauser. “Nëse ne nuk ia dalim dhe nëse ne nuk ofrojmë shërbime për qytetarët dhe bizneset, atëherë puna jonë është e pavlefshme. Sa më mirë të punojë administrata publike, aq më i zhvilluar do të jetë shteti” – shtoi ai.

Zyrtaret e qeverisë së Shqipërisë nënvizuan se digjitalizimi i shërbimeve ka qenë prioriteti kryesor i qeverisë shqiptare dhe se është bërë shumë progres në këtë drejtim.

Përfaqësuesit nga shoqëria civile nga rajoni rikujtuan qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor se pa një pjesëmarrje kuptimplote të shoqërisë civile në monitorimin e RAP-së, hartimin dhe koordinimin politikave të reformës në administratën publike, nuk mund të ketë një administratë publike efikase.

Më tutje, pjesëmarrësit folën për rrezikun e asociimit të reformës në administratën publike vetëm me procesin e integrimit në BE, duke theksuar se nxitësi kryesor e parësor i reformave duhet të jenë nevojat e qytetarëve për një administratë funksionale, profesionale dhe me integritet, dhe jo veç përmbushja teknike e kritereve të integrimit të BE-së. Nga këtu rrjedh edhe rëndësia themelore e monitorimit të zbatimit të reformës në administratën publike sipas sektorëve të ndryshme të politikave publike, që është një thellim në monitorim dhe i shërben tutje përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

Dita e dytë e konferencës ju dedikua integritetit të institucioneve dhe administratës publike. Konferenca u hap nga Gjergji Vurmo, drejtor programi, IDM Albania, Adea Pirdeni, zv. Ministre e Drejtësisë, Petra Burcher, Kreu i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Suedeze në Shqipëri.

 

Adea Pirdeni theksoi se digjitalizimi i shërbimeve publike do të mundësojë eliminimin e korrupsionit të vogël në sportele, teksa Petra Burcher nënvizoi se integriteti i administratës ndërton besim tek publiku, dhe se besimi është thelbi i një shteti që funksionon mirë.

Ekspertët panelistë ndanë përvojat e tyre mbi zbatimin e metodologjisë së Vlerësimit të Riskut të Integritetit në institucionet qendrore të Shqipërisë.

Ata u thelluan tek arsyet se pse është e nevojshme të ketë plane integriteti dhe kode etike në institucionet publike dhe se pse i duhet kushtuar rëndësi lidershipit administrativ, dhe jo vetëm lidershipit politik nëpër institucione.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile nga vendi dhe rajoni dhanë përvojat dhe perspektivat e tyre për forcimin e integritetit në administratat publike të Ballkanit Perëndimor, sfidat e ndeshura dhe rolin aktiv të shoqërisë civile në këtë proces themelor.

 

Konferenca u organizua në kuadër të projektit rajonal ‘Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar – WeBER 2.0’ dhe projektit ‘Forcimi i integritetit për përmirësimin e shërbimeve publike’. Projekti WeBER 2.0zbatohet nga rrjeti Think for Europe (TEN) dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë. Projekti ‘Forcimi i integritetit për përmirësimin e shërbimeve publike’ zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëveprim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve 11 Dhjetor 2024 Sot,

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë