cso-2-310x165

Prezantim i Raportit për Shqipërinë të Indeksit të Qëndrueshmërisë së OSHC-ve 2017

Prezantim i Raportit për Shqipërinë të Indeksit të Qëndrueshmërisë së OSHC-ve 2017

IDM, së bashku me USAID dhe FHI 360, përgatiti Raportin e Indeksit të Qëndrueshmërisë së OSHC-ve 2017 për Shqipërinë që analizon qëndrueshmërinë e përgjithshme të sektorit të OSHC-ve përmes shtatë dimensioneve: mjedisi ligjor, kapacitetet organizative, qëndrueshmëria financiare, advokimi, ofrimi i shërbimeve, infrastruktura e sektorit dhe imazhi publik. IDM-së i është besuar përgatitja e raportit për Shqipërinë që nga viti 2010.

Indeksi është zhvilluar nga USAID në partneritet me organizata lokale të shteteve që janë të përfshira në këtë indeks. Raporti u prezantua nga IDM më 11 nëntor 2018 tek Hotel Doro City, Tiranë.

Qëndrueshmëria e përgjithshme e sektorit në Shqipëri pati një përmirësim të lehtë gjatë vitit 2017, me zhvillime pozitive të vërejtura në dimensionet e ofrimit të shërbimeve dhe infrastrukturës së sektorit.

buy ventolin online buy ventolin online no prescription

Pikëzimi për ofrimin e shërbimeve është përmirësuar gjatë vitit 2017 si rezultat i ndryshimeve në rritje që nga viti 2008, të cilat ndonëse ishin të pamjaftueshme për të justifikuar një ndryshim nga një vit në tjetrin, kanë çuar në një përmirësim kumulativ për ofrimin e shërbimeve. Që nga viti 2008, numri i OShC-ve që ofrojnë shërbime për bazën e tyre mbështetëse është rritur dhe shteti ka njohur gjithnjë e më shumë rolin e shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve, veçanërisht shërbimeve sociale.

buy vibramycin online buy vibramycin online no prescription

Megjithatë, kjo njohje ende nuk është materializuar në mbështetje të

qëndrueshme financiare. Infrastruktura e sektorit u përmirësua gjatë vitit 2017, ndërkohë që më shumë fonde të donatorëve ndërkombëtarë u ri-grantuan, si dhe u intensifikua bashkëpunimi brenda sektorit të OShC-ve.

Qëndrueshmëria financiare vazhdon të mbetet dimensioni më i dobët i sektorit.

buy diflucan online buy diflucan online no prescription

OSHC-të ende nuk kanë zhvilluar një bazë të diversifikuar financimi dhe nuk kanë kapacitete të mjaftueshme organizative për të zgjeruar burimet e tyre financiare.

Raportin për Shqipërinë mund ta gjeni të plotë në Shqip ose Anglisht.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve 11 Dhjetor 2024 Sot,

Deklaratë e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) mbi vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 678, datë 30.10.2024

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Panelet Qytetare: Një Mënyrë e Re për të Përfshirë Qytetarët në Proceset Parlamentare

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë