WeBER – Seminar për OShC-të: “Monitorimi efektiv i politikave publike”

 

Vendi: Hotel Bleart, Durrës, Shqipëri

Data:  24-26 maj 2017

IDM Albania, në kuadër të projektit WeBER dhe në bashkëpunim me Visegrad Fund, organizoi seminarin tre-ditor për OShC-të “Monitorimi efektiv i politikave publike” në 24-26 maj 2017 në Durrës.

Qëllimi i këtij seminari ishte forcimi i kapaciteteve të rreth 40 organizatave të shoqërisë civile përmes zgjerimit të njohurive të tyre mbi Reformën në Administratën Publike (RAP) dhe qasjes së WeBER për procesin e monitorimit nga shoqëria civile, si dhe ndarjes së praktikave të susksesshme të organizatave studimore në Bashkimin Europian (përfshirë dhe vendet e Vishegradit (V4)) në monitorimin e politikave publike.

Gjatë seminarit, u formalizua edhe Grupi Kombëtar i Punës (GKP) për monitorimin e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri. GPK është një mekanizëm konsultativ në nivel kombëtar për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në dialogun me institucionet publike relevante për monitorimin e RAP. GKP mbledh një rrjet të gjërë organizatash të shoqërisë civile për të marrë pjesë në diskutimet dhe konsultimet për procesin e monitorimit të reformës dhe adresimin e çështjeve relevante për Shqipërinë. GPK do të funksionojë në përputhje me dokumentin konstituiv (Memorandumin e Bashkëpunimit), si dhe planin e punës dhe udhërrëfyesit që do të hartohen dhe miratohen në vijim. Në Shqipëri, rolin e koordinatorit të GKP e ka Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Projekti WeBER financohet nga Bashkimi Europian dhe bashkë-financohet nga Mbretëria e Holandës.

Folës:   Gjergji Vurmo, IDM, Drejtor i Programeve

Aleka Papa, IDM, Hulumtuese

Corina Stratulat, EPC, Analiste e Lartë Politikash

Milena Lazarević, CEP, Drejtore e Programeve

Artela Mitrushi, IDM, Menaxhere Projekti

#EU_WeBER

 

 

 

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti