Workshop-i i parë në kuadër të projektit SEEDS

Workshop-i i parë në kuadër të projektit SEEDS

 

seeds artelaMë datë 13-15 tetor 2015 u mbajt në Beograd, Serbi workshop-i i parë në kuadër të projektit Arkivi i të Dhënave në Evropën Jug-Lindore (SEEDS). Nëntëmbëdhjetë përfaqësues nga shtatë institucione partnere ishin të pranishëm në këtë aktivitet, përfshirë anëtaren e Bordit Këshillues të SEEDS dhe njëkohësisht Zv/Drejtore e Arkivës së të Dhënave në Mbretërinë e Bashkuar Hilary Beedham, e cila ndahu njohurinë dhe eksperiencën e saj në këtë fushë. Takimi pati si qëllim pasqyrimin e praktikave të mira dhe aftësimin për të drejtuar një shërbim të dhënash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Çështje të tjera praktike të cilat u prekën në këtë takim ishin: menaxhimi i stafit, krijimi i një faqe interneti dhe mirëmbajtja e software-it për menaxhimin e punës arkivore.seeds belgade Përveç kësaj, seminari gjithashtu adresoi çështje etike në trajtimin e të dhënave të lidhura me mbrojtjen e konfidencialitetit, përfshirë përgatitjen dhe përdorimin e kontratave, etj.  Gjatë seminarit tre ditor, u zhvilluan disa prezantime dhe praktika nga ekspertë të ndryshëm me përvojë nga arkivat nga Sllovenia (ADP), Zvicra (FORS ) dhe Mbretëria e Bashkuar (UKDA). Për më shumë mbi projektin vizitoni:  https://seedsproject.ch/.

 

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti