Z. Foto Duro, studiuesi i ftuar prane Qendres Kosovare per Studime te Sigurise (KCSS)

 

Studiuesi i IDM Z.Foto Duro është ftuar prane Qendres Kosovare per Studime te Sigurise për një periudhë dyjavore, duke filluar nga 16 Mars 2015, si pjesë e Forumit Hulumtues për Siguri Beograd-Prishtinë-Tiranë.

Kolonel (në rezervë) Foto Duro u diplomua në 1981 në Akademinë Ushtarake “Skënderbeg” në Tiranë. Ai ka përfunduar  studimet post-universitare në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë (1993) dhe në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, në ShBA (2002). Gjithashtu, ai ka marrë kryer një numër specializimesh të tjera jashtë vendit, për sigurinë globale dhe menaxhimin e burimeve të mbrojtjes (ShBA, Gjermani dhe Zvicër).  Z.Duro ka përfunduar studimet e doktoratës në Akademinë e Mbrojtjes së Tiranës (2013), me fokus “Përmirësimi planifikimit të mbrojtjes në Forcat e Armatosura Shqiptare”. Për më shumë se 30 vjet të karrierës së tij ushtarake, ai ka shërbyer në pozicione të ndryshme në njësitë ushtarake, nga niveli i kompanisë deri në atë të divizionit si dhe në Shtabin e Përgjithshëm (Drejtor i Shtabit) dhe Ministrinë e Mbrojtjes (Drejtor për Politikat). Në këto pozicione, ai ka qenë i përfshirë në përgatitjen e një numri dokumentesh strategjike dhe raporte për NATO-n, në kuadër të Planit të Veprimit për Anëtarësim.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Z.Foto do të angazhohet në hartimin e dokumentit të politikave “Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në fushën e mbrojtjes”. Qëllimi i këtij dokumenti është të shqyrtojë nivelin e këtij bashkëpunimi, duke filluar kryesisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sa i qëndrueshëm dhe efektiv ka qenë ky bashkëpunim, vështirësitë e mungesat që konstatohen dhe çfarë mund të bëhet më mirë në të ardhmen për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti