Shqipëria drejt Europa 2020! Le të diskutojmë për këtë çështje!

Le të diskutojmë për këtë çështje!

Seri Dokumentesh Politike

9 Tetor 2014

Qendra për Kërkim dhe Zhvillim pranë IDM, e cila synon të gjenerojë ekspertizën e nevojshme për të nxitur zhvillimin nëpërmjet kërkimit, politikë-bërjes bazuar në evidencë dhe advokimit, në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), prezantuan në një tryezë të hapur, serinë e dokumenteve politike “Shqipëria drejt Europa 2020! Le të flasim për këtë çështje”. Ky botim është produkt i një procesi të gjerë konsultimesh, duke paraqitur rekomandime konkrete për rritjen e koherencës së politikave shqiptare në linjë me objektivat e BE 2020, në 3 fusha kryesore: Punësimi / Arsimi dhe Formimi Profesional, Arsimi i Lartë dhe Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte inkurajimi i diskursit publik si dhe të prezantimi i një set rekomandimesh për hartimin e politikave për një rritje të qëndrueshme dhe të mirë-orientuar kah Bashkimit Evropian.

Në qershor 2010, Bashkimi Evropian prezantoi Strategjinë e re për punë dhe rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithë-përfshirëse – Europa 2020. Përgatitjet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në të ardhmen, sugjerojnë se qëllimet e politikave të brendshme dhe metodat e zbatimit të Europa 2020 janë me vend për vendet e zgjerimit, ndaj Komisioni i BE i bën thirrje këtyre vendeve të adaptojnë Evropa 2020 për të udhëhequr zhvillimin e tyre socio-ekonomik. Shqipëria po ecën ngadalë por me siguri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Marrja e statusit kandidat, solli më pranë vëmendjes të politikë-bërësve rëndësinë dhe sfidën e ndërmarrjes së reformave për një zhvillim të qëndrueshëm. Nxitja e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, rritja e punësimit, përfshirja sociale, mbrojtja e mjedisit etj, janë disa nga çështjet “e nxehta” në diskursin politik kombëtar. Në kontekstin e ndërvarësisë globale dhe në një marrëdhënie të ngushtë me Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të mendojë dhe veprojë strategjikisht për të kontekstualizuar veprimet e saj. Ndërkohë që reformat kryesore dhe strategjitë sektoriale në kuadër të Shqipëria 2014-2020, janë duke u finalizuar, politika konkrete në fusha specifike (psh: punësimi, përfshirja sociale, mjedisi, arsimi, inovacioni etj), duhet të hartohen dhe adaptohen. Në këtë linjë, objektivat e Strategjisë Europa 2020, qëndrojnë si një kornizë referencë për të orientuar politikat konkrete që do sjellin një rritje të qëndrueshme dhe të zgjuar edhe në Shqipëri.

Botimin e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu:

https://idmalbania.org/wp-content/uploads/2021/11/evropa-2020-alb-1.pdf

img ??????????????????????????????? Screen Shot 2014-11-06 at 3.46.22 PM

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve 11 Dhjetor 2024 Sot,

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë