Konferenca Kombëtare: Qasja multidisiplinare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe proceset riintegruese | 23 janar 2024

[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”51433″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), organizon konferencën kombëtare “Qasja multidisiplinare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe proceset riintegruese” e cila do të organizohet më datë 23 janar, ora 10:00.

Konferenca fokusohet nё rёndёsinё e qasjes sё integruar multidisiplinare dhe shumaktoriale në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (EDH), ofrimin e shërbimeve R&R për të kthyerit nga zonat e konfliktit si dhe rritjen e kohezionit social. Eksperienca e deritanishme ka treguar se njё qasje e integruar shumaktoriale nё nivel vendor do të ishte efektive jo vetëm në adresimin e kërcënimeve tradicionale që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe sigurisё publike, por edhe mё tej edhe me parandalimin e fenomene të tjera negative si radikalizmi dhe EDH. Në këtë kuadër, Këshilli Vendor i Sigurisë Publike (KVSP), mbart potencialin për të qënë një ndër mekanizmat vendor më efikas për adresimin e kërcënimeve të sigurisë publike në nivel vendor. Njëkohësisht, OSHC-të dhe profesionistët e vijës së parë nivel vendor luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të sigurtë për qytetarët si dhe forcimin e qëndresës komunitare ndaj fenomeneve negative.

Kjo konferencë do të shërbejë si një mundësi për shkëmbimin e përvojave, praktikave pozitive dhe mësimet e nxjerra mes profesionistëve të vijës së parë dhe institucioneve vendore në lidhje me fuqizimin e mekanizmave vendor shumaktorial. Në këtë konferencë janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe qëndrore, zyrtarё tё lartё tё institucioneve ligjzbatuese tё angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisё publike, përfaqësues nga KVSP, si dhe OSHC dhe profesionistë të vijës së parë tё pёrfshirё nё proceset riintegruese.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria. Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me mbështetjen e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF).[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook
LinkedIn
Type:
Date:
Venue:
Contact:

Related Events