[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”50575″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në bashkëpunim me Qendrën për Kërkim dhe Politikbërje (CRPM) dhe Qendrën Faktoje, është duke zbatuar projektin BAT Civil Society: Kapacitetet Mbikëqyrëse për Llogaridhënie dhe Transparencë Buxhetore, financuar nga Bashkimi Evropian.
BAT Civil Society synon të adresojë mungesën e llogaridhënies dhe transparencës buxhetore duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile, hulumtuesit dhe gazetarët e rinj përmes trajnimeve dhe financimit, si dhe të bashkëpunojë me institucionet publike për të përmirësuar praktikat e tyre mbi planifikimin, zbatimin dhe raportimin e buxhetit.
Për sa më sipër, IDM dhe CRPM organizojnë programin e trajnimit mbi transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike mbi buxhetin dhe prokurorimet publike, buxhetimin gjinor dhe buxhetimin me në qendër qytetarin.
Trajnimet janë të përshtatura për organizatat e shoqërisë civile, hulumtuesit, dhe studentët pasuniversitarë, të cilët do përftojnë njohuri dhe aftësi për të gjeneruar të dhëna dhe propozime politikash që lehtësojnë pjesëmarrjen e publikut në çështjet buxhetore. Qëllimi ynë është të fuqizojmë hulumtuesit dhe OSHC-të në nivel lokal dhe kombëtar për t’u angazhuar në mënyrë aktive në planifikimin dhe monitorimin e buxhetit të institucioneve publike.
Cikli i trajnimit do zhvillohet në datë 6 dhe 10 korrik, në platformë online.Trajnimet do zhvillohen në gjuhën angleze dhe do ofrohet përkthim në gjuhën shqipe.
Plotësoni formën për të aplikuar: https://forms.gle/z8NmchxiRhyHsjY37
Afati i fundit për aplikime është 3 korrik.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]