[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”50535″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ju fton në tryezën e rrumbullakët për angazhimin qytetar në reformën në administratën publike (RAP). Tryeza ka dy seanca të veçanta për RAP në nivelin qendror dhe RAP në nivelin vendor.
Në seancën e parë të tryezës prezantohen gjetjet e ciklit të tretë të Monitorimit të RAP 2021-2022, për Shqipërinë. Raporti përmban të dhëna të krahasueshme ndër vite mes cikleve 2017/2018 dhe 2019/2020, parë nga këndvështrimi i shoqërisë civile. Të dhënat mundësojnë të vërehet përparimi dhe regresi i zbatimit të RAP në fushat e monitoruara, me rezultate të krahasuara për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Prezantimi i gjetjeve të raportit do të pasohet me diskutimin mes përfaqësuesve të institucioneve publike zbatuese të RAP-së në vend, organizatave të shoqërisë civile anëtare të Grupit
Kombëtar të Punës për RAP në Shqipëri dhe të interesuarve të tjerë.
Seanca e dytë e tryezës i kushtohet rolit të angazhimit qytetar në RAP në nivelin vendor. Gjashtë organizata të shoqërisë civile do të prezantojnë punën monitoruese të projekteve të tyre që u zbatuan
përmes instrumentit të granteve të vogla “Shoqëria civile vendore në RAP”, gjatë viteve 2021 – 2022. OShC-të kanë monitoruar disa aspekte të RAP në nivelin e qeverisjes vendore si transparenca, llogaridhënia, konsultimi publik, buxhetimi me pjesëmarrje, etj. në shumë bashki të vendit.
Tryeza e rrumbullakët zhvillohet virtualisht në platformën Zoom, më 20 qershor 2023, e martë, ora 10:00 – 11:35. Gjuha e takimit është shqipja, me përkthim simultan në gjuhën angleze. Për të marrë pjesë në takim, luteni të regjistroheni duke klikuar në lidhjen e Zoomit.
Shkarkoni axhendën këtu.
Tryeza e rrumbullakët organizohet në kuadër të projektit rajonal WeBER 2.0 “Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar” që zbatohet nga rrjeti TEN dhe
financohet nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]