Monitorimi qytetar i transparencës dhe llogaridhënies në nivelin e vetëqeverisjes vendore ka nisur zbatimin

Monitorimi qytetar i transparencës dhe llogaridhënies në nivelin e vetëqeverisjes vendore ka nisur zbatimin

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim sapo ka filluar zbatimin e projektit “Monitorimi Qytetar i Transparencës dhe Llogaridhënies në nivelin e qeverisjes vendore”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Projekti synon të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në nivelin e vetëqeverisjes vendore, përmes aftësimit të shoqërisë civile për të monitoruar zbatimin e të drejtës për informim në nivel vendor.

buy fildena online buy fildena online no prescription

Rritja e qëndrueshmërisë së luftës kundër korrupsionit dhe fuqizimi i sistemeve të transparencës dhe përgjegjshmërisë vendore, sigurohet përmes mekanizmave që garantojnë informimin dhe pjesëmarrjen në vendimmarrjen publike të shoqërisë civile, OShC‐ve apo vetë përfaqësuesve të komuniteteve lokale. Këto mekanizma përmirësojnë proceset demokratike, rrisin eficiencën e shërbimeve dhe forcojnë besimin që qytetarët kanë në qeverisje.

Në këtë kuadër, projekti në fjalë, synon të forcojë kapacitetet e shoqërisë civile për të monitoruar në mënyrë objektive zbatueshmërinë e detyrimeve që rrjedhin nga Ligji Nr.

buy elavil online buy elavil online no prescription

119/2014 “Për të drejtën e informimit”, nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit të Programit të Transparencës në 12 bashki qendër qarku (Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër). Kohëzgjatja e zbatimit të projektit është 15 muaj- Janar 2020-Prill 2021.

buy albuterol online buy albuterol online no prescription

Kjo nismë vjen në vijim të angazhimit të mëparshëm të IDM-së, për përgatitjen e Programit Model të Transparencës për njësitë e qeverisjes vendore dhe sistemin shoqërues të vlerësimit të transparencës dhe llogaridhënies në kuadër të projektit “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale – STAR2, mbështetur nga UNDP Albania. Programi Model i Transparencës për NJVV është i detyrueshëm për zbatim nga 61 bashkitë e vendit me Urdhër Nr.211, datë 10 Shtator 2018 “Mbi miratimin e Programit Model të Transparencës për NJVV”  nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

*Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Facebook
LinkedIn

Lloji:

Data:

Vendi:

Kontaktoni:

Ngjarje të ngjashme