Briefing reports-AML4-01|Briefing reports-AML4-02
Facebook
Mail

Raporte Informuese mbi parandalimin e pastrimit të parave

Ndërtimi, Vullkani i Heshtur i Ekonomisë Shqiptare – Shkarko

Sektori i ndërtimit ka qënë dhe mbetet në vëmendje të veçantë gjatë 30 viteve të fundit në Shqipëri, për shkak të një sërë faktorësh. Ndër shqetësimet kryesore ka qënë dhe mbetet përdorimi i këtij sektori për pastrimin e parave, për të cilin është folur dhe flitet në mënyrë të vazhdueshme.

Përmes këtij raporti informues, synojmë të fokusohemi në aspektet e mbikëqyrjes së sektorit të ndërtimit për çështje që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit.

 

Profesionet e Lira dhe Roli i Tyre në Parandalimin e Pastrimit të Parave – Shkarko

Qysh prej viteve ‘20 të shekullit të kaluar, kur u evidentuan shenjat e para, pastrimi i parave është zgjeruar dhe sofistikuar më tej, çka ka detyruar shumë qeveri në vende të ndryshme të botës të bashkërendojnë përpjekjet e tyre, për të përcaktuar mjetet dhe instrumentet e nevojshme për parandalimin dhe luftën ndaj këtij fenomeni me pasoja negative të njohura por edhe të panjohura.

Për një përmbushje më të mirë të detyrimeve ligjore dhe profesionale, anëtarët e profesionit kontabël, por edhe të profesioneve të tjera, duhet të zbatojnë një qasje që niset nga identifikimi dhe vlerësimi i rrezikut. Ata duhet të identifikojnë, kuptojnë dhe vlerësojnë rreziqet e pastrimit të parave me të cilat ekspozohen, duhet të njohin klientin, shërbimet dhe juridiksionin e zbatueshëm. Çdo rrezik i identifikuar, vlerësohet sa i takon mundësisë së ndodhjes dhe pasojave negative që sjell.

 

Rikthimi i Lojërave të Fatit përballë Risqeve të Pastrimit të Parave – Shkarko

Lojrat e fatit bashkë me tregun e pasurive të patundshme shihen si dy sektorët me rrezikun më të lartë për pastrimin e parave.” do të konstatonte në verën e vitit 2018 Këshilli i Europës në një raport për Shqipërinë. Raporti i parapriu vendimit të qeverisë për të mbyllur tërësisht tregun e bixhozit në vend, i cili ishte kthyer në një rrezik dhe luftë të madhe mes aktorëve të saj, ku një pjesë e mirë e segmentit të tij ishte kapur nga grupe të njohura kriminale.

Ekspertët shohin disa risqe në fushën e pastrimit të parave nga rikthimi i këtij aktiviteti: “Përbën rrezik për faktin se në këtë sektor operohet me një numër të madh individësh që shkojnë dhe luajnë, çka e bën më të favorshëm fshehjen e burimit dhe janë kryesisht në shuma nën limitin ligjor për të gjurmuar burimin e parave, janë më pak se 10 mijë dollarë dhe vështirësohet kontrolli dhe inspektimi. Kështu krijohen premisa që sektori të përqëndrohet në pak duar, formale, informale dhe një pjesë kriminale.”

Publikime të Ngjashme