POINTPULSE “Perceptimi Publik mbi Policinë e Shtetit 2017″

 

Në kuadër të rrjetit rajonal POINTPULSE, IDM prezantoi rezultatet e sondazhit të opinionit publik për vitin e dytë për Shqipërinë “Perceptimi i qytetarëve mbi policinë e shtetit” të enjten, 14 shtator 2017. Ky sondazh u fokusua në këto aspekte kryesore: perceptimi dhe besimi i qytetarëve tek policia, shkalla e përhapjes së korrupsionit në polici dhe mënyrat se si mund të luftohet korrupsioni dhe kontributi i organizatave të shoqërisë civile (OShC) në përmirësimin e integritetit të policisë.

Sondazhi në Shqipëri u krye në korrik të vitit 2017 nga IPSOS Strategic Marketing.

Për hollësi mbi gjetjet e këtij raportit shkarkoni raportin në shqip dhe anglisht.
Perzantimet për këtë temë u zhvilluan njëkohësisht në Shkup, Sarajevë, Podgoricë, Beograd dhe Prishtinë nga partnerët e projektit: Analytica, Center for Security Studies, Institute Alternative, Belgrade Center for Security Policy, dhe Kosovar Center for Security Studies.
Ky aktivitet është pjesë e projektit: “Pulsi i Integritetit dhe Besueshmërisë në Polici në Ballkanin Perëndimor: POINTPULSE” që mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes “Programit për Përkrahjen e Shoqërisë Civile” në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA).

Aktivitetet e rrjetit POINTPULSE mund t’i ndiqni në: Website: www.pointpulse.net Twitter: https://twitter.com/POINTPULSEnet Facebook: https://www.facebook.com/POINTPULSEnet/

 

 

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti