Skip to content Skip to footer
Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Tryezë konsultimi: INDEKSI I INTEGRITETIT PËR QEVERISJEN VENDORE | 14 Korrik 2022

July 14, 2022 @ 9:30 am - 11:30 am

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizon tryezën e diskutimit me temë:‘‘Indeksi i Integritetit Për Qeverisjen Vendore’’

E enjte, më 14 korrik 2022, ora 10:00, (format hibrid)
Kjo tryezë organizohet për të mundësuar një proces gjithëpërfshirës konsultimi ndërmjet aktorëve kryesorë dhe ekspertëve të fushës mbi projektin paraprak të Indeksit të Integritetit, me qëllim finalizimin e tij.
Indeksi i Integritetit për Qeverisjen Vendore është një instrument që do të shërbejë për të bërë vlerësimin e integritetit institucional të bashkive. Ky instrument, do të mund të përdoret nga bashkitë e vendit, Drejtoria e Përgjithshme Anti-Korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore gjatë proceseve të tyre të vlerësimit, si dhe do të mundësojë monitorim të jashtëm nga grupet e interesit me qëllim forcimin e llogaridhënies dhe transparencës publike në nivel vendor.
Për të marrë pjesë në aktivitet nëpërmjet platformës Zoom, ju lutem regjistrohuni në këtë link: https://bit.ly/3RdYglG
STAR3 “Mbështetja dhe Avancimi i Reformave të Qeverisjes Vendore” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian European Union in Albania, Qeveria e Suedisë Embassy of Sweden in Tirana, Qeveria e Zvicrës Embassy of Switzerland in Albania, UNDP Albania dhe Qeveria e Shqipërisë.
Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri (PNUD) në bashkëpunim me Ministria e Brendshme

Details

Date:
July 14, 2022
Time:
9:30 am - 11:30 am
Event Category:

Venue

Tirana International Hotel
Sheshi Skënderbej 8, Tirana 1001, Albania
Tiranë, 1001 Albania
+ Google Map