Iliada Korçari

Researcher / Project Coordinator (MSc.)

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Iliada Korçari është hulumtuese dhe koordinatore projekti në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në të cilin ka fokus kërkimor qeverisjen dhe studimet rajonale. Fushat e saj të kërkimit janë nacionalizmi, shtetndërtimi dhe mendimi modern e bashkëkohor.

Ajo ka punuar për disa vjet në administratën publike, në sektorin e politikave kulturore; është angazhuar si hulumtuese në projekte kërkimore të ndryshme dhe zhvillon seminaret e kursit të Nacionalizmit dhe Identitetit në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Shkencave Politike që prej vitit 2015.

Iliada është e diplomuar në Shkenca Politike (BA) dhe Marrëdhenie Publike – Komunikim (BA) dhe në Teori Politike MSc. dhe Studime Ruse e Evropiano Lindore, Msc., gjatë të cilave ka përfituar disa bursa studimi.

Ajo zotëron gjuhët shqip (amtare), anglisht, italisht dhe spanjisht, është e ndërmjetme në frengjisht dhe fillestare në gjermanisht e bullgarisht.

Përzgjedhje artikujsh:

Korçari, I. 2010, 10 shkr. Kosova si kampi ku gjendja e jashtëzakonshme është bërë e zakonshme. Gazeta 5(18), 4-5.

Korçari, I. 2009, 18 nën. Dimensioni spektakolar i politikës sot: Çështja “Marubi”. Gazeta (8), 14-15.

Korçari, I. 2007. A e zgjidhin kuotat çështjen e përfaqësimit?. Gaja (3).