Në kuadër të projektit “Grupimi i Agro-Turizmit me bazë komunitare në Bashkinë Belsh”, më datën 12 shkurt u organizua një minipanair me produktet tipike lokale të prodhuara nga gratë e grupimit ekonomik. Akitviteti u zhvillua në ambjentet e një restoranti lokal të drejtuar nga një prej grave të grupimit.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte konsolidimi i grupit ekonomik të grave, me fokus të veçantë në vlerësimin e nevojave në lidhje me zhvillimin e produktit, marketimin, promovimin dhe zinxhirin e vlerës.
Minipanairi u organizua në një ambjent festiv; vajza gjimnaziste të veshura me kostumet e bukura tradicionale të Belshit ishin të përfshira në promovimin e produkteve të prodhurara nga nënave dhe motrat e tyre.
Produktet e ekspozuara përfshinin një shumëllojshmëri të prodhimeve tipike lokale si: reçelra dhe komposto të frutave të ndryshme, fruta të thata (fiq e pestil), mjaltë i luleve të ndryshme, djath, vaj dhe verë si dhe punime të punuara me dorë.
Pas panairit, u organizua workshop me gratë pjesëmarrëse me qëllim vlerësimin e aspekteve të ndryshme tëaktivitetit dhe aftësive të identifikuara nga vetë pjesëmarrëset në angazhimin e realizimit të këtij minipanairi.