Group 4347

Grupimi i Agro-Turizmit me bazë komunitare në Bashkinë Belsh

 

IMG_0782Në kuadër të projektit “Grupimi i Agro-Turizmit me bazë komunitare në Bashkinë Belsh”, më datën 12 shkurt u organizua një minipanair me produktet tipike lokale të prodhuara nga gratë e grupimit ekonomik. Akitviteti u zhvillua në ambjentet e një restoranti lokal të drejtuar nga një prej grave të grupimit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte konsolidimi i grupit ekonomik të grave, me fokus të veçantë në vlerësimin e nevojave në lidhje me zhvillimin e produktit, marketimin, promovimin dhe zinxhirin e vlerës.

IMG_0799Minipanairi u organizua në një ambjent festiv; vajza gjimnaziste të veshura me kostumet e bukura tradicionale të Belshit ishin të përfshira në promovimin e produkteve të prodhurara nga  nënave dhe motrat e tyre. Produktet e ekspozuara përfshinin një shumëllojshmëri të prodhimeve tipike lokale si: reçelra dhe komposto të frutave të ndryshme, fruta të thata (fiq e pestil), mjaltë i luleve të ndryshme, djath, vaj dhe verë si dhe punime  të punuara me dorë.IMG_0805

Pas panairit, u organizua workshop me gratë pjesëmarrëse me qëllim vlerësimin e aspekteve të ndryshme të aktivitetit dhe aftësive të identifikuara nga vetë pjesëmarrëset në angazhimin e realizimit të këtij minipanairi.

   IMG_0801 IMG_0789IMG_0803

Facebook
LinkedIn

Related Activities

Parliament for Citizens Forum: Strengthening Participatory Democracy and Parliamentary Accountability

On March 26, 2025, in Tirana, the Parliament for Citizens Forum took place at Hotel Rogner, bringing together Members of

Public Hearing on the Recommendations of the Citizens’ Panels on Disability Issues

On March 12, 2025, a public hearing was held to discuss the recommendations of the Citizens’ Panels on disability issues,

“WB Reform and Growth Monitor”- a project empowering civil society to support and monitor the implementation of the Growth Plan for the Western Balkans

IDM Albania , as part of the TEN – Think for Europe Network, has launched the “WB Reform and Growth