Diskutim mbi Dilemat e Integritetit të Policisë së Shtetit
Prezantimi i raportit të vlerësimit “Mbi disa aspekte të Etikës dhe Integritetit në Policinë e Shtetit” bazuar në sondazhin me skenarë hipotetikë.
Tiranë, korrik 2019 – IDM, në kuadër të angazhimit për forcimin e integritetit përmes politik-bërjes të bazuar në evidenca dhe ndërtimin e kapaciteteve të stafit të Policisë së Shtetit në sajë të vlerësimit të risqeve nga korrupsioni institucional, organizoi një tryezë diskutimi për të prezantuar dhe diskutuar gjetjet e “Raportit të vlerësimit mbi disa aspekte të Etikës dhe Integritetit në Policinë e Shtetit” më 12 korrik 2019, në Hotel Tirana International. Qëllimi i këtij raporti është shqyrtimi i disa llojeve të shkeljeve të integritetit nga ana e policisë gjatë ushtrimit të detyrës të tyre si dhe analizimi i shkaqeve e qëndrimeve individuale dhe kolektive midis punonjësve të policisë. Hartimi i këtij raporti mbështetet
kryesisht në gjetjet nga sondazhi me skenarë hipotetikë i cili u administrua me punonjësit e Policisë së Shtetit përgjatë periudhës Nëntor 2018 – Janar 2019. Përpara këtij raporti, e njëjta metodologji është zbatuar në 2014 dhe 2016, duke ofruar mundësinë për një analizë krahasimore të rezultateve.
Tryeza e
diskutimit mblodhi përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Akademisë së Sigurisë, përfaqësues të burimeve njerëzore në drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, përfaqësues të Avokatit të Popullit, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe medias. Një përmbledhje e gjetjeve kryesore nga raporti u prezantua nga Rovena Sulstarova, Menaxhere e Programit të Qeverisjes, IDM dhe përfshijnë:
- Cenimi i integritetit policor identifikohet kryesisht me rastet e shkeljeve të caktuara, si marrja e ryshfetit dhe vjedhja e sendeve nga vendi i krimit, edhe pse llojet e shkeljeve që dëmtojnë integritetin e organeve të policisë janë të shumëllojta.
- Dypunësimi i punonjësve të policisë është një sjellje që nuk raportohet si shkelje serioze për cenimin e integritetit të organeve të policisë dhe ka gjetur mirëkuptim mes kolegëve për shkak të trajtimit jo të mirë financiar të punonjësve të policisë.
- Gatishmëria për raportimin e shkeljeve vazhdon të mbetet e ulët. Përjashtim nga ky trend bëjnë shkeljet e vlerësuara si më serioze, për integritetin e organeve të policisë, që mesatarisht do të gjenin më shumë gatishmëri në raportimin individual në sesa ndër kolegë.
buy aurogra online buy aurogra online generic
- Grupi i të rinjve në polici (më pak se 5 vjet përvojë pune në PSH) dhe gratë police raportojnë përgjithësisht qëndrim më të zbutur ndaj shkeljeve që dëmtojnë integritetin e organeve të policisë si në vlerësimin për masat disiplinore ndaj shkeljeve ashtu edhe në gatishmërinë për raportimin e tyre.
- Kultura e heshtjes ndaj denoncimit të sjelljeve korruptive të kolegëve është mbizotëruese në PSH dhe gatishmëria për të raportuar këto shkelje mbetet e ulët.
Kliko për të shkarkuar raportin e plotë.
Raporti u vlerësua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit si një kontribut i cili adreson çështjet kryesore të integritetit ne Policinë e Shtetit në veçanti nevoja e qartësimit të punësimit të
dyfishtë të punonjësve të policisë në mënyrë që të lejohet një nivel i caktuar fleksibiliteti kundrejt këtij fenomeni. Gjithashtu, një përfaqësues i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat e konsideroi pozitiv faktin që punonjësit e policisë të anketuar nuk kishin treguar tolerancë ndaj skenarëve të cilët përmbanin raste të shkeljeve të rënda mbi integritetin dhe etikën. Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit nënvizuan nevojën për trajnime të vazhdueshme të gjeneratës së re të oficerëve të rinj.
Në vijim, u theksuan kushtet e punës dhe trajtimi financiar si faktorë të rëndësishëm të cilët kanë ndikim të madh mbi performancën dhe motivimin e punonjësve të policisë.
Ky raport u realizua në kuadër të projektit “Ndërtimi i Integritetit për përmirësimin e performancës dhe qëndrueshmëria e luftës kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit në Shqipëri” , i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulëta (Holandës).