Raport Vlerësimi mbi Etikën dhe Integritetin në Policinë e Shtetit | Qershor 2019

 

Qershor 2019 – Ky raport vlerësimi për etikën dhe integritetin policor shqyrton integritetin në Policinë e Shtetit (PSH) në Shqipëri dhe nevojën për të rritur integritetin e organizatës policore si një mjet për të parandaluar dhe frenuar korrupsionin. Qëllimi i këtij raporti është të bëjë një analizë mbi llojet e shkeljeve të integritetit nga policia në ushtrimin e detyrës si dhe shkaqet e qëndrimeve dhe perceptimeve individuale dhe kolektive te punonjësit e policisë.
Ky raport përdor një qasje metodologjike duke përdorur skenarë hipotetikë me oficerët e policisë. Para këtij raporti, kjo metodologji është zbatuar në vitin 2014 dhe 2016, duke përfshirë një rishikim krahasues të të dhënave. Ai përshkruan llojet e shkeljeve që cenojnë integritetin e organizatës së policisë dhe shkaqet e kulturës ekonomike, sociale dhe organizative të PSH-së që ndikojnë në mundësinë e shfaqjes së tyre. Për të kontrolluar të dhënat për vitin 2014 dhe 2016 klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://69.175.61.114/~policeintegrity/.

Klikoni për të shkarkuar raportin në Shqip and Anglisht.

Më shumë informacion mbi zbatimin e projektit “Ndërtimi i integritetit për të përmirësuar performancën dhe qëndrueshmërinë në luftën kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit në Shqipëri” në Buletinin periodik.

Ky studim u krye në kuadër të projektit “Ndërtimi i integritetit për të përmirësuar performancën dhe qëndrueshmërinë në luftën kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit në Shqipëri”, mbështetur nga një grant i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës. Objektivat, zbatimi dhe rezultatet e këtij projekti përbëjnë përgjegjësi për organizatën zbatuese – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM). Çdo pikëpamje apo opinion i shprehur në këtë projekt është vetëm i organizatës zbatuese dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet dhe opinionet e Qeverisë së Holandës.