FB-landscape

Call for Policy Advisors

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim po ndërmerr #BATProject, përmes të cilit synon të përmirësojë qeverisjen dhe mbikëqyrjen në planifikimin dhe zbatimin e buxhetit duke fuqizuar gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal dhe kombëtar. Kjo nismë synon të adresojë sfidat në mbikëqyrjen e shoqërisë civile duke forcuar kapacitetet e tyre dhe duke promovuar transparencën buxhetore. Një komponent kyç i këtij projekti përfshin një skemë nëngrantimi për të mbështetur OSHC-të, akademinë dhe gazetarët.
Përmes #BATProject, nismat e 15 OSHC-ve do të mbështeten gjatë një periudhe 12-mujore duke filluar nga maji 2024. Këto nisma do të fokusohen në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në procedurat e buxhetit publik, duke përfshirë monitorimin e proceseve të planifikimit dhe ekzekutimit. Për të garantuar suksesin e këtyre nismave, projekti synon të angazhojë një ekip ekspertësh të cilët do t’i ofrojnë mentorim këtyre grupeve, duke i ndihmuar ata të shfrytëzojnë kapacitetet e tyre në mënyrë efektive.
#PolicyAdvisors do të luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e politikave. Ata do të punojnë ngushtë me ekipin e projektit dhe nëngrantuesit, duke ndërmarrë veprime për ndërtimin e kapaciteteve, duke ofruar mentorim të posaçëm dhe duke kryer rishikime të produkteve të nismave. Nëpërmjet këtij angazhimi, #PolicyAdvisors do synojnë të kontribuojnë në hartimin e alternativave të politikave të mirëinformuara dhe të bazuara në të dhëna që përputhen me qëllimet dhe objektivat e projektit.

SI TË APLIKONI

Aplikimi duhet të dorëzohet me email në adresën [email protected], me subjektin “Aplikim – BAT Policy Advisor”. Në email duhet të bashkëlidhni: (a) jetëshkrimin; dhe (b) ofertën financiare të hartuar sipas modelit më poshtë. Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është data 27 maj 2024, ora 17:00.
Aplikimet do të vlerësohen në bazë të vlerësimit teknik (70 pikë) dhe vlerësimit të ofertës financiare (30 pikë).
Këtu gjeni termat dhe kushtet e këtij angazhimi.
[Download not found] [Download not found]
 Projekti “BAT Civil Society – Kapacitete për Mbikëqyrje Civile të Llogaridhënies dhe Transparencës Buxhetore”, zbatohet nga IDM Albania, Center for Research and Policy Making, Faktoje, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Facebook
LinkedIn