Facebook
Mail

Dëgjesë Publike mbi Përmirësimin e Situatës të Ndihmësve Personal të Personave me Aftësi të Kufizuara | 21 shtator 2022 Copy

[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”36911″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të programit “Mbështetja për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), synon fuqizimin e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes parlamentare. Në kuadër të këtij projekti, IDM ka zhvilluar disa aktivitete për të informuar dhe mbështetur aktorë të shoqërisë civile në të gjithë vendin për avancimin e nismave vendore në parlament. Gjatë këtyre aktiviteteve, një ndër çështjet e ngritura lidhet me problematikat që hasin personat me aftësi të kufizuar dhe nevojën e avancimit të këtyre çështjeve në Parlament.

Në këtë kontekst, IDM do të organizojë një dëgjesë publike në të cilën palët e interesuara do kenë mundësinë të informojnë dhe diskutojnë me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë mbi çështjen e përmirësimit të situatës së ndihmësve personal të personave me aftësi të kufizuara dhe progresin e reformës për vlerësimin bio-psiko-social. Kjo dëgjesë do shërbejë për të prezantuar rekomandimet e grupeve të interesit lidhur me ndërhyrjet e mundshme në kuadrin ligjor për heqjen e diskriminimit mes kategorive të ndihmësve personal, ndryshimin e qasjes në trajtimin financiar të ndihmësve personal dhe rritjen e pjesëmarrjes së organizatave të personave me aftësi të kufizuara në procesin e reformës.

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në adresën: [email protected]

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” #PACEP, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute- Instituti Demokratik Amerikan.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Tags: